
Pas një periudhe të gjatë aludimesh, Egli Tako ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar pozicionin e saj në lidhje me drejtimin e emisionit “Big Brother VIP Fan Club”.
Emri i saj ishte përfolur prej muajsh si një nga kandidatet kryesore, dyshime që u forcuan edhe pas publikimit të inicialeve “E.T” në kuicin e fundit të Top Channel.
Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Egli deklaroi prerë se nuk do ta moderojë programin në fjalë, duke theksuar se e gjitha ka qenë një zhurmë mediatike dhe jo një plan apo garë e saj për vitin që vjen.
Ajo njoftoi se po fokusohet në projekte të tjera që prekin televizionin, muzikën dhe biznesin.
Me këtë deklaratë, ajo i jep fund spekulimeve të shumta, duke e lënë sërish të hapur enigmën se kush do të jetë fytyra e re që fshihet pas inicialeve të tjera të publikuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
