SHOWBIZ / E Hënë 20 Prill 2026, 16:04

E lanë në vendin e tretë në finalen e “BBVA5”, Mateo nuk përmbahet, THUMBON publikisht produksionin: Cfarë interesi ishte të fitonte Selin dhe…(REAGIMI)

Fitorja e “BBVA5” nga Selini dhe renditja e Mirit në vend të dytë, është pasuar me një zhurmë të madhe në rrjet, e kësaj radhe ka reaguar i irrituar vetë Mateo.

Përmes një postimi të bërë në Insatgramin e tij, të cilin e fshiu brenda pak minutash, Mato akuzoi produksionin se kanë paracaktuar fitoren e këtij edicioni të “Big Brotherit”, pasi sipas tij votat kanë treeguar të kundërtën e asaj që ndodhi në finale.

“Kur drejtësia në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion- por në fund rezultati del i paracaktuar” shkroi Mateo në një postim të bërë në Instastory.

Edhe pse postimin në fjalë u fshi menjëherë, ky reagim ka bërë xhiron e rrjetit duke u shpërndarë gjerësisht.

Ditën e sotme kundër ndarjes së çmimeve në finalen e “BBVA5” ka reaguar ashpër dhe G-Bnai i cili pretendoi se të paktën çmimin e dytë e meritonte Mateo për hir të dashurisë së sajuar nga produksioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE