SHOWBIZ / E Diel 8 Dhjetor 2024, 00:12

Dy vite pas gjyqit të famshëm me Johnny Depp, Amber Heard në pritje të ëmbël

Amber Heard, ish-gruaja e Johnny Depp  është në pritje  të ëmbël.

“Është ende herët, ndaj nuk duam të japim shumë detaje në këto momente. Amber është e lumtur për veten dhe Oonagh Paige”, tha për People përfaqësuesi i saj.


Aktorja e “Aquaman” është nënë e një vajze, tre vjeç. Ajo erdhi në jetë në prill 2021.

38-vjeçarja ishte e martuar me Depp nga viti 2015-2018.  Ata patën një divorc të bujshëm dhe një gjyq të hapur në vitin 2022.

Aktualisht ajo jeton në Spanjë. Ylli i filmave duket se nuk ka nisur lidhje të re pas ndarjes me aktorin. Nuk dihet nëse ajo ka zgjedhur metoda alternative për shtatzëninë apo ka një partner.


Gjyqi i saj dhe i Depp në vitin 2022 ishte kryefjalë e mediave. Amber u gjobit me 10 milionë dollarë si kompensim për aktorin dhe 350.000 të tjera si ndëshkim, për të cilat ajo tha se nuk i kshte. Juria i dha asaj 2 milionë dollarë për kundërpadinë ndaj Depp.

Vitin e shkuar, Amber tha për Deadline se karriera e saj nuk do të njolloset nga jeta personale.