SHOWBIZ / E Shtunë 26 Gusht 2023, 17:05

Dua Lipa ha me duar dhe tregon çfarë konsumon: Unë ha gjithçka, kam provuar tru, gjuhë, eskargo...

Dua Lipa është e përzgjedhura e “Vogue France” për kopertinën e shtatorit. Ajo ka realizuar edhe një video për revistën teksa shijon gatime franceze nga një prej shefeve më të njohura franceze.

Dua provon një gatim aspak të zakonshëm me farën e kakaos së bardhë dhe havjarit që përdor si pjatë dorën e saj. Më tej, këngëtarja kujton ditët nga fëmijëria dhe lidhjen me ushqimin. “Kur isha fëmijë s’më lejonin të bëja naze kështu që në fakt ha gjithçka. Kam provuar tru, gjuhë, eskargo (kërmij). Këmbë bretkose s’kam provuar ende. Por do e bëja”.

Dua tregon se në fakt s’e ka aspak problem të shijojë ushqimin ndërsa provon një gatim që s’e ka ngrënë më parë: mish pëllumbi.

“Është i shijshëm”, shprehet ajo. “Çdo gjë që njerëzit thonë: ‘S’dua ta provoj’, unë them do ta  provoj dhe nëse më pëlqen, do ta mbaroj. Ka gjëra të caktuara, shije të caktuara që më duken të forta si selinoja, çuditërisht. Përveç saj, ha pak a shumë gjithçka. Nuk diskriminoj”.