SHOWBIZ / E Hënë 17 Prill 2023, 15:03

Do të të sulmoj e do të të nxjerr keq, Luizi ia thotë copë Efit: Dua Kiarën në finale

Efi dhe Luizi janë sqaruar me njëri-tjetrin pas përplasjes që kishin në prime. Luizi ia ka thënë në sy se ai do ta sulmojë e do ta nxjerrë keq, por kjo jo sepse ka diçka personale me të, thjesht do që të çojë Kiarën në finale.

Ai ka shtuar se e ka të sigurt se Efi po e shfrytëzon për lojë dhe se miqësinë e tyre do e shohin kur të dalin jashtë. Nga ana tjetër Efi është shprehur se pasi hyri në shtëpi e pati të vështirë të ndante shoqërinë nga loja, ndaj edhe sjellja e Luizit e preku.

Ajo ka shtuar se e ka problem faktin të debatojë e të lëndohet nga dikush e më pas të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.