
Dafina dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes muaj më parë, megjithatë nuk e shkëputën bashkëpunimin profesional duke u parë bashkë në koncerte. Por me mbarimin e sezonit të verës, Dafina dhe Geek kanë shkëputur çdo marrëdhënie profesionale. Geek ka njoftuar përmes një postimi se nuk është më pjesë e ekipit të Dafit, Moneyz. Dyshja nuk ndiqen më as në Instagram.
"Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu. Ky ishte shou i fundit për mu në ekipin e Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës", ka shkruar Dj Geek.
