SHOWBIZ / E Martë 16 Gusht 2022, 11:11

Dikur “rivale” sot mezi pret të bëhet “teze”/ Beatrix emocionon me fjalët për Einxhelin dhe Dagzin për pritjen e ëmbël. Moderatorja shpërthen në lot (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.

Ndërsa moderatorja është emocinuar dhe ka kërkuar facoleta pasi duket që është prekur.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!