SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

Deklaroi se ishte single, moderatorja e njohur e Top Channel del zbuluar, “arratiset” në ishullin grek me të dashurin sipërmarrës, emër i lakuar në botën e biznesit

“Ende vetëm”, ishte kjo përgjigjja që pak javë më parë na dha Alesia Bami në intervistën e saj. 

Por vetëm pak ditë më parë, moderatorja u shfaq në ishullin e Mikonos, ku dhe nuk u kursye të publikonte foto nga pushimet e saj luksoze. Por natyrisht që në këto ditë të nxehta ajo nuk ka qenë vetëm, madje as me mikeshat.

Nga burime pranë saj kemi mësuar se prezantuesja ka kaluar 1 javë të nxehtë me të dashurin e saj në Mikonos. Partneri i Alesias nuk është një personazh i njohur për mediat, megjithatë në botën e biznesit është një emër mjaft i lakuar.

Çifti ka vendosur t’i shmanget syrit të publikut, por edhe të shijojnë pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Europsë, por jo vetëm.