
Në dhomën e rrëfimit, Selin ka vendosur të flasë pa doreza lidhur me raportin e krijuar me Gimbon, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Dyshja është shfaqur gjithnjë e më e afërt, duke mos i kursyer ngacmimet dhe momentet e përbashkëta, çka ka bërë që edhe vetë ata të pranojnë se mes tyre ekziston një kimi e veçantë që e bën qëndrimin në shtëpi më të lehtë.
Gjatë rrëfimit të saj, banorja e përkufizoi këtë lidhje si “të vetmen korrekte” që ka pasur brenda shtëpisë, duke vlerësuar kujdesin që ai tregon ndaj saj.
“Mendoj se marrëdhënia me Gimbon është marrëdhënia e vetme korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me të, mendoj që jetoj, që do të thotë nuk jam kaq e përfshirë në lojë, edhe mendoj që si raport, përveçse është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen shumë që është detajist dhe kujdeset. E kam shumë përzemër”, u shpreh ajo.
Kjo deklaratë konfirmon se raporti mes tyre po forcohet dita-ditës, duke kaluar përtej aleancave të zakonshme të lojës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
