SHOWBIZ / E Diel 21 Dhjetor 2025, 15:03

Deklarata e Luizit në nisje të "Fan Club": "Kiarën time janë munduar..."

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5, ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan Club nën moderimin e Kiara Titos.

Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP”, tha Luizi.

Më tej, ai vazhdoi duke thënë: “Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli.

Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”.

Batutat vazhduan me Kiarën që tha: “Një pyetje kam unë. Unë jam këtu, ti je këtu, ku është Luna?”.

Në fund nuk munguan as momentet romantike, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE