
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar me një ceremoni private në Las Vegas. Çifti vendosi ta organizonte dasmën në fshehtësi megjithatë sot kanë nisur të dalin dhe fotot e para.
Lopez kishte zgjedhur që në ditën e saj të rëndësishme të ndërronte 2 fustante.jëri prej fustaneve ishte me mëngë të gjata tyli dhe me supet e hapura.

Ndërsa fustani tjetër ishte më elegant dhe i mbyllur në pjesën para. Flokët diva i kishte kapur gjysmë në pjesën e sipërme dhe poshtë të lëshuara onde të mëdha. Për sa i përket makeupit, Lopez përdori nuanca të lehta me pluhur ngjyrë bronzi tek sytë dhe buzët në ngjyrë pjeshke. Ndërsa Affleck kishte veshur një kostum të bardhë.

