SHOWBIZ / E Mërkurë 28 Shtator 2022, 00:12

Cindy Marina flet për marrëdhënien me Jozefina Topallin: Kur e takova nuk…

Cindy Marina ka zbuluar mbrëmjen e sotme më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin.

Ish-missi ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është një person qe e mbështet shumë.

E pyetur në lidhje me raporte me ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, ajo u shpreh se me të njiheshe më parë dhe se kanë marrëdhënie shumë të mira, madje duke e konsideruar veten me fat që e ka njohur.

“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”, ka thënë Cindy Marina në Klan tv.