SHOWBIZ / E Enjte 16 Nëntor 2023, 10:10

Bashkëshorti më ndaloi të luaj rolin e një prostitute, Zamira Kita rrëfen pengun

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita në një intervistë të dhënë së fundmi, për programin “Natën me Aulonën”, ka rrëfyer se si bashkëshoti e ka ndaluar të luaj një rol në film, atë të prostitutës.

“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”, tha Zamira Kita.