Sopranoja Ermonela Jaho, vajza e cila po çon larg emrin e Shqipërisë ka shkruar disa fjalë mirënjohje për ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit, Abigeila Voshtina.
Përmes një postimi në platformën “X”, Jaho ka falenderuar Voshtinën për punën, pasionin dhe dedikimin që i ka dhënë TKOB.
Ajo shkruan se niveli i teatrit nën drejtimin e Abigeila Voshtinës u rrit në të gjitha drejtimet, ku dhe u zhvilluan evente në të njëjtën nivel si çdo kryeqytet i Europës.
“Dua te falenderoj e dashur Abigeila Voshtina per punen, pasionin dhe dedikimin qe ke dhene, pergjate ketyre viteve drejt Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Niveli i teatrit eshte rritur ne te gjitha drejtimet dhe per kete kam qene deshmitare vete e disa eventeve te cilat per nga cilesia ishin ne te njetin nivel si i cdo kryeqyteti te Europes.
Puna ka qene pa diskutim edhe e te gjithe personelit te teatrit dhe rrespektimi dhe vazhdimi i arritjeve me te mira te drejtuesve te meparshem. Shpresoj qe keto tradita te vazhdojne te rrespektohen edhe ne te ardhmen”, shkruan Jaho, teksa më tej i uron Voshtinës suksese të vazhdueshme në karrierën e saj.
“Suksese te vazhdueshme ne karrieren tende qe jam e sigurte do te vazhdoje duke pasqyruar pasionin tend. Artistet nuk deshtojne asnjehere, sepse eshte sukses vetem te jesh artist”, shkruan ndër të tjera.
Abigeila Voshtina u shkarkua një javë më parë nga posti i drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas, Baltetit dhe Ansamblit Popullor. Në vendin e saj erdhi kompozitori Aulon Naçi.