
Në 1 shtator, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë duke sjellë në jetë një vajzë. Ajo dhe Edi vendosën ta pagëzojnë vogëlushen me emrin Zoi dhe moderatorja nuk i ka kursyer fotot e para me të.
Por ajo që ka habitur ndjekësit e saj është që Arbana ka arritur brenda kaq pak ditëve të rikthehet në format e mëparshme trupore.
Moderatorja ka postuar foto e veshur me shumë stil dhe duket në super formë. Sigurisht nuk kanë munguar as komplimentet në sektorin e komenteve.


