SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 20:08

Alketa gati për tu bërë nënë për herë të tretë: Dy binjakë më shkojnë shumë

Alketa Vejsiu ndihet gati për tu bërë nënë për herë të tretë. Një nga ndjekësit e ka pyetur moderatoren nëse do të kishte dëshirë për një fëmijë të tretë dhe përgjigja ka qenë pozitive. Alketa u shpreh se do dëshironte dy binjakë pasi tani ka eksperiencë. 

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, ka shkruar Alketa.

Kujtojmë që moderatorja ka dy fëmijë, vajzën Nicol që studion në Londër dhe djali Lionel që jeton me prindërit në Tiranë.