SHOWBIZ / E Diel 21 Dhjetor 2025, 14:02

Alis me këngën Nan do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis është shpallur fituesi i Festivatit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Alis rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Nan”, një sukses që i dha të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2026 që do të mbahet në Vjenë, Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë.

Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte e ndarë ne 50% të votave juria dhe 50% të votave nga publiku. Alis në total siguroi 152 pikë nga kombinimi i votave të jurisë me të publikut, ndërsa vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë dhe më pas Sheila me 93 pikë.

Çmimi i parë iu dorëzua Alis në skenë nga kryetari i jurisë Ramë Lahaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE