
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat një nga momentet më të lumtura të jetës së saj personale. Artistja, e cila prej kohësh komentohet jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për jetën private, ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.
Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes. Në fotografitë e shpërndara, vëmendjen e merr unaza elegante me një gur të madh, që i shton më shumë magji këtij kapitulli të ri në jetën e artistes.
Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht private dhe larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë historinë e tyre vetëm këtë vit. Lajmi për fejesën ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të lumtur dhe plot dashuri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
