
Shqipëria ka siguruar një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me mundësin Islam Dudaev që është shpallur kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.
Dudaev arriti në finalen e madhe, ku u përball me Fati Vejselin, mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Përballja nuk shkoi deri në fund, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk mundi të vijonte garën.
Kështu, medalja e artë i shkoi Dudaevit, duke i dhënë Shqipërisë një sukses të rëndësishëm në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Por bilanci i mundësve kuqezi në “Taranto 2026” nuk u ndal te ari. Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kilogramë, në stilin e lirë.
Abakarov arriti deri në finalen e madhe, ku u përball me turkun Ahmet Duman. Sfida për medaljen e artë përfundoi 4–2 në favor të Dumanit, duke e lënë Abakarovin me medaljen e argjendtë.
Dy medaljet e fituara nga Dudaev dhe Abakarov e ngjitin Shqipërinë në podiumin e Lojërave Mesdhetare dhe i japin një tjetër rezultat të rëndësishëm sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
