LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 21:09

Emigranti nga Greqia/ Ta takoj Ramën, pa le të vdes. Ka bërë shumë për ne refugjatët (Video)

Një emigrant nga Pogradeci, i cili prej rreth 35 vitesh jeton dhe punon në Greqi, ka tërhequr vëmendjen teksa po pret prej disa kohësh pranë vilës qeveritare në Drilon, aty ku po zhvillohet mbledhja e kabinetit qeveritar.

Burri ka bërë të ditur se dëshira e tij është të takohet personalisht me kryeministrin Edi Rama dhe për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë para ambienteve ku po mbahet takimi i qeverisë.

Pas më shumë se tri dekadash si emigrant në Greqi, ai është rikthyer në vendlindje dhe shpreson që t’i krijohet mundësia për t’i folur kreut të qeverisë. Ende nuk dihet se çfarë kërkese apo shqetësimi konkret dëshiron t’i paraqesë Ramës, por ai vijon të presë pranë vilës qeveritare me shpresën se do të arrijë ta takojë.

Ndërkohë, në Drilon po zhvillohet mbledhja e kabinetit qeveritar, ndërsa prania e emigrantit nga Pogradeci jashtë ambienteve ka bërë kuriozë edhe qytetarët e ndodhur në zonë.

Mbetet për t’u parë nëse pas përfundimit të mbledhjes kryeministri Edi Rama do të ndalet për ta dëgjuar emigrantin dhe se cili është mesazhi që ai kërkon t’i përcjellë pas 35 vitesh jetë në Greqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE