
MALISHEVË – Ngjarja e rëndë tronditi fshatin Kërvasari, ku 25-vjeçarja Jetlira Foniqi humbi jetën në muajin e tetë të shtatzënisë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, 26-vjeçari Egzon Bytyqi, është plagosur rëndë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me incidentin e rëndë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, sipas të dhënave fillestare, Jetlira Foniqi Bytyqi, bashkëshortja e të dyshuarit, ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri.
Ndërkohë, Egzon Bytyqi, i cili është i dyshuari në këtë rast, gjithashtu pësoi plagë të rënda nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të QKUK-së, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë dhe kritike për jetën.
Prokurori i Shtetit shkoi në vendngjarje, dhe me urdhër të tij trupi i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Prokuroria ka njoftuar se çështja është iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas informacioneve të dhëna nga mediat në Kosovë, Bytyqi dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, të cilën e kishte me leje.
Incidenti ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit, ku sipas raportimeve fillestare, të dy bashkëshortët u gjetën të plagosur. Ata fillimisht u trajtuan në Malishevë, dhe më pas u dërguan në QKUK në Prishtinë.
Jetlira nuk i mbijetoi plagëve të marra. Rreth orës 01:10, Departamenti i Emergjencës i QKUK-së njoftoi vdekjen e saj.
Raportohet se Egzon Bytyqi ka punuar për rreth shtatë vjet në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë rreth një muaj para incidentit.
Burimet kanë pohuar se ai kishte probleme shëndetësore, përfshirë probleme të shëndetit mendor.
Pritet që hetime të mëtejshme të sqarojnë plotësisht se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
