SHOWBIZ / E Diel 26 Qershor 2022, 01:01

“Ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, çfarë problemi ka?”/ Deklarata e Fifit fut në sherr moderatoren e njohur të Top Channel dhe Zhaklin Lekatarin, dyshja përplasen në rrjetet sociale (VIDEO+FOTO)

Deklarata e Fifit ku i kërkonte falje të dashurit të saj, Adis Patushit, se “nuk është ruajtur për të”, vijon të komentohet në rrjetet sociale.

Kësaj here ka qenë producentja Dalina Buzi e cila ka shprehur mendimin e saj në lidhje me deklaratën e Fifit, përmes një videoje në Instagram. Sipas Dalinës kjo është mënyra e Fifit për të shprehur dashurinë, dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë gjë në Instagram.

“Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thotë që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do  të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”- shprehet Dalina Buzi në videon e saj.

Menjëherë ndjekësit kanë reaguar me komente, duke etiketuar blogeren Zhaklin Lekatari, e cila shpërtheu gjatë ditës së djeshme kundër deklaratës së Fifit. Kjo e fundit është pëgjigjur në seksionin e komenteve të videos së Dalina Buzit, duke vënë në dukje se nuk ka asgjë kundër Fifit por kundër mesazhit që ajo përcjell.