
Manjola Nallbani një ditë më parë në një intervistë televizive ka folur për eksperiencën e saj si pedagoge. Teksa hodhi poshtë zërat se nuk ka qenë një mësuese e rreptë, ajo foli për Elvana Gjatën. Sipas saj, ajo ka qenë një ndër më të mirat.
“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi”, tha Manjola.
Elvana Gjata është aktualisht një nga këngëtaret më të pëlqyera në vend. Ajo njihet për këngët dhe xërin e saj të veçantë.
