
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është bërë nostalgjike dhe ka hapur albumet e fotove familjare disa kohe më parë.
Vitet e fundit, një vëmendje të madhe ka marrë edhe ndryshimi në pamje i Kryemadhit ku nuk kanë munguar ndërhyrjet e shumta estetike e kirurgjikale.
Së fundmi një e përditshme austriake shkruajti një artikull për Kryemadhin për operacionet e shumta plastike.Në artikullin e publikuar në gazetën austriake Kronen Zeitung, u fol edhe për shpenzimet e saj për operacionet plastike.
“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.
Kryemadhi i ka hedhur poshtë këto fakte, ku pak ditë më parë tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj.
Edhe me këtë postim të fundit në llogarinë e saj në “Facebook” ajo ka dashur te vertetojë të kundërtën ku ka publikuar tre foto ku tregon tre etapa të jetës së saj.
Në foton e parë ajo shihet fare e vogël teksa po shijon plazhin së bashku me vëllain e saj, në foton e dytë ajo është ulur në një karrocë, ndërsa në foton e tretë Kryemadhi shfaqet krah prindërve të saj dhe vëllait.
“E njihni këtë vajzën në foto?, shkruan Kryemadhi.
Por kjo foto flet vetë për ndërhyrjet e shumta në paraqitjen e saj fizike.
