SHOWBIZ / E Hënë 23 Maj 2022, 00:12

4 muaj nga lindja e të birit, Dj Sardi i dedikon fjalët më të ndjera

Në Janar të këtij viti Dj Sardi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Zais Denzel.

Ditën e sotme janë bërë katër muaj që nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe Sardi i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

“Unë jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që më jep, çdo e qeshur që vjen nga ti dhe për çdo herë që më mban gishtin…Gëzuar 4 mujorin, ZAIS DENZEL, Babi të do", ka shkruar ai