SHOWBIZ / E Martë 22 Gusht 2023, 21:09

10 muaj pas lindjes së djalit, modelja shqiptare sërish shtatzënë

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është sërish në pritje të ëmbël. Vitin e kaluar ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë djalin, Andreas, si fryt i dashurisë me sipërmarrësin shqiptar Ami Mëzezi.

Çifti nuk ka pritur gjatë për të rritur familjen dhe sot kanë zbuluar se po presin bebin e dytë. 

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku Lorena shfaqet me barkun dukshëm të rrumbullakosur.