SHËNDET / E Hënë 23 Gusht 2021, 10:10

Vlerat me te medha te bananes gjenden tek kjo pjese: Nuk e paskemi ditur qe ketu ka

Banania, fruti i verdhë tropikal është fruti që nutricionistët rekomandojnë të konsumohet çdo ditë por në këtë artikull do të flasim për vlerat e lëkurës së bananes e cila përfundon në koshin e mbe turi nave, pa e ditur sa shumë mund të përfitojmë prej saj.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se lëvorja e banane është po aq e shëndetshme sa fruti për sa i përket lëndëve ushqyese. Lëkura përmban kalium, magnez, mangan dhe vitamina B6, B12.

Problemi është se ajo është e vështirë të konsumohet apo tretët, ndaj dietologët sugjerojnë të provoni çajin e lëkurave të bananes për të përfituar maksimalisht nga fruti i bananes.

Përfitimet shëndetësore të lëkurës së bananes:

Lehtëson depr esio nin dhe str. esin.

Çaji i bananes përmban dopamin dhe serotonin, neurotransmetues që të bëjnë të ndihesh mirë ! Nivelet e larta të tyre, përfshirë këtu dhe triptofanin përmirësojnë dhe cilësinë e gjumit.

Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein) të pranishme në çajin e bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ nga rrezet UV natyrale dhe rrezet e tjera artificiale.

Kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes. Gjithashtu, ky çaj mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, dhi. mbjeve të barkut, fryrjes etj

Prania e fibrave të tretshme tek çaji i bananes ndihmon në pastrimin e kolesterolit të keq nga arteriet dhe gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gja. kut për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Ky mineral ndihmon në uljen e presionit të gja. kut dhe në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Përbërësit për çajin e bananes.

Lëkura e një bananeje të pjekur.

Një majë kanelle (opsionale).

Hiqni 2 skajet e forta të bananes dhe vendoseni në enën ku po zien uji

Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Kulloni ujin me ndihmën e një nape në një enë qelqi dhe shtoni pak kanellë për shije.

Konsumojeni rreth gjysmë ore para se të shtriheni për të fjetur.