SHËNDET / E Premte 27 Gusht 2021, 12:12

Pregatisni në këtë mënyrë farat e shalqirit: Mund të trajtoni këto 4 probleme lehtësisht duke i

Shalqiu është fruti më i ëmbël i verës dhe duket gati e vështirë të gjejmë një person që nuk e pëlqen! I Më shumë se 90% ujë, shalqiri është fruti që do t’ju freskojë gjatë gjithë sezonit !

E nëse këtu në Living hamendësojmë se të gjithë njerëzit e kanë qejf këtë frut, e dimë që këta të fundit do të ndaheshin në dy grupe kur bëhet fjalë për farat. Disa e qërojnë nga farat para se ta hanë e disa të tjerë nuk i kanë problem.

Farat e shalqirit janë në dy ngjyra, të bardha e të zeza. Por vetëm këto të fundit janë të pasura me antioksidantë dhe lëndë ushqyese të caktuara!

Përfitimet shëndetësore të farave të shalqinjve:

Për shkak të niveleve të larta të hekurit, proteinave, bakrit dhe magnezit, farat e shalqirit vlerësohen për efektin e tyre që kanë në pamjen e shëndetin e flokëve.

Lëndë të tilla si kaliumi, magnezi dhe disa amino-acide të pranishme në farat e shalqirit janë në gjendje të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Gjithashtu, kaliumi është një vazodilatator i mirënjohur, duke ndihmuar në uljen e tensionit në sistemin kardiova skular dhe rregullimin e presionit të gja. kut.

Gjëja më e mrekullueshme në lidhje me farat e shalqi është sasia e yndyrës që përmbajnë. 1 filxhan me fara të thara shalqiri përmban 51g yndyrë (por nga ajo e shëndetshmja).

Shoqata Amerikane e Zemrës raportoi se yndyra e mirë ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gj. ak, ndërsa acidet yndyrore omega-6 mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gja. kut.

Farat e shalqiritjanë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe llojet e tjera të yndyrës, të cilat janë të dobishme për lëkurën tuaj. Konsumi i rregullt i farave të shalqirit mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës suaj.

Gjithashtu, antioksidantët e pranishëm në këto fara do të ndihmojnë në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave, linjave, si dhe njollat dhe pikat e moshës.

Pjekja e farave të shalqirit është shumë e lehtë.

Vendosni furrën në 160 ° celsius.

Vendosni farat në një letër pjekjeje dhe lërini për më pak se 15 minuta. Konsumojini normalisht si fara.