SHËNDET / E Diel 18 Prill 2021, 21:09

Ketu futet edhe kafeja : Keto jane 4 pijet me te shendetshme per zemren, mesoni cilat jane 3 te tjerat

Sëm. undjet e zemrës janë nga sëm. undjet më të përhapura në vendin tonë.

Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz shuhen nga jeta çdo vit për shkak të sëm. undjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përk eqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Pijet Më Të Shëndetshme Për Zemrën

Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.

Deri më tani në AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës.

Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.


Uji

Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim.

Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë.

Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium.

Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë.

Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gj ak.

Çaji

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrez. ikun e iktusit, sëm. undjeve të zemrës dhe disa llojeve të kan. ce rit.


Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rrez. iku i ata kut në zemër ulet me 11 përqind.

 

Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

KafejaKafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë.

Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën

Problemet me zemrën manifestohen me disa shenja që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.

Shtrëngimi në kraharor

Nëse keni dhimbje , bllo kim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rra huri për një sekondë?

Ky çregullim i rra hjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave

Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën.

Nëse kuptoni që keni këto shenja, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek menjëherë, ju lutemi na ndihmoni që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.