
Në pjesën më të madhe të rasteve, gromësira shkaktohet nga gëlltitja e tepruar e ajrit që nuk arrin kurrë në stomak por grumbullohet në ezofag.
Njeriu mund të gëlltisë teprica ajri gjatë kohës që është duke ngrënë apo pirë nxitimthi, duke përtypur çamçakëzi, duke pirë duhan, ose duke pirë pije të gazuara.
Në kushte normale, gromësira është një proces krejt natyral kur trupi kërkon të eli minojë gazrat e tepërt nga trakti i sipërm i tretjes.
Në kushte normale, një person mund të gromësijë një deri në katër herë pas çdo ngrënieje. Por edhe gromësira e ka një kufi. Sipas ekspertëve, frekuenca e gromësirës është e gjitha në varësi të sasisë dhe shpejtësisë së të ngrënit dhe gëlltitjes së ajrit.
Ky problem mund të zgjidhet nëpërmjet disa hapave të lehtë. Për shembull ju mund të:
Përtypni ushqimin ngadalë, në mënyrë që të gëlltisni më pak ajër.
Shmangni birrën e pije të tjera të gazuara që çlirojnë dioksid karboni.
Shmangni çamçakëzin e ëmbëlsira të forta të cilat nxisin përtypjen e tepruar dhe të gjatë.

Lini duhanin sepse gjatë pirjes së tij ju gëlltisni ajër.
Nëse vuani nga ale rgjitë apo probleme me hundën, gjasat janë që ju të merrni frymë nga goja. Një gjë e tillë rrit predispozitën e gromësirës si pasojë e gëlltitjes së tepruar të ajrit.
Ju mund të merrni spërkatës të hundëve të cilët çlirojnë rrugën e frymëmarrjes dhe e lehtësojnë atë duke zbehur në të njëjtën kohë rrez ikun e gromësirës së tepruar.
Intoleranca ndaj laktozës apo fruktozës. Në raste të tilla, stomaku e ka të vështirë të tresë ushqime me bazë bulmeti sepse laktoza qëndron gjatë në stomak duke prodhuar gazra.
Në rastin e intolerancës ndaj laktozës, gromësira shoqërohet me dhimbje stomaku, fryrje dhe gazra. Nëse vëreni që gromësini menjëherë pas pirjes së lëngjeve të frutave atëherë mund të vuani nga intoleranca ndaj fruktozës. Për të zgjidhur këtë problem, mos pini lëngje të tilla për një farë kohe.
Kur njeriu është i nervozuar apo i st resuar, atëherë gëlltit më shumë ajër dhe mund të gromësijë shumë shpesh.
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e ank thit janë të predispozuar të gromësijnë më shpesh.
Aciditeti i lartë në stomak ka tendencën të rrugëtojë drejt ezofagout dhe njeriu gëlltin më shumë ajër duke u ndier më i fryrë e duke gromësirë më shpesh.
Në një rast të tillë, mjekët këshillojnë përdorimin e medi kamenteve kundër aciditetit në stomak, ju lutemi te na ndihmoni ne mirembajtjen e faqes vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.
