SHËNDET / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 11:11

Keni provuar ndonjëherë uthull molle të ngrohtë? Nga kolesteroli e deri tek largimi i kg të tepërt është mëse i

Uthullës i janë thurur lavde nga shumë ekspertë, madje edhe nga vetë Hipokrati i njohur si Ati i Mjekësisë.

Në ditët e sotme uthullën e gjejmë në variante të larmishme: të papasterizuar, të filtruar e të holluar.

Uthulla e pafiltruar e mollës, ajo që përmban lëndën e trashë që njihet si ‘nëna’, është lëngu më i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin.

Nëna është një masë ngjyrë kafe që rri në fund të shishes së mbushur me uthullën e mollës.

Fuqitë e saj kundër mikr. obeve, mykut dhe bakt. ereve besohet të jenë të mëdha.

Duke qenë se ka përmbajtje të lartë acidike, AgroWeb.org rekomandn që uthulla të pihet duke u tretur në ujë.

Një-dy lugë gjelle uthull molle treteni në një gotë ujë të ngrohtë 250 ml.

Uthulla e Ngrohtë e Mollës Dhe Përdorimet Për Shëndetin

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shprehen se uthulla e tretur në ujë të ngrohtë dhe e pasuruar me mjaltë jo vetëm që shijon shumë por ofron edhe vlera të rëndësishme për trupin.

Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës pas vakteve.

Studimet tregojnë se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen nivelet e glukozës në gj. ak bien me 4%.

Të shumtë janë ata që e pijnë uthullën e tretur në ujë para apo gjatë vakteve.

Ata e bëjnë këtë në përpjekje për të ulur kolesterolin në gj. ak.

Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se amino acidet që gjenden tek uthulla kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterolit.

Një studim suedez sugjeron se pirja e uthullës së tretur në ujë të ngrohtë ju bën të ndiheni më të ngopur.

Kësisoj, ky lëng i formuar nga uji i ngrohtë, uthulla dhe mjalti pen. gon konsumin e tepruar të ushqimeve.

Duke mos e tepruar me ushqimin, njeriu e ka më të lehtë që të humbasë në peshë.

Në këtë mënyrë, uthulla bëhet aleat në përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.

Uthulla ka tendencën të përmirësojë tretjen dhe të shmangë diarenë dhe konstipacionin.

Disa ekspertë besojnë se amino acidet që gjenden tek uthulla ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë ushqyesit, veçanërisht kalçiumin.