SHËNDET / E Shtunë 11 Shtator 2021, 18:06

Ja cila nga menyrat qe ju flini shkakton p lakjen e parakohshme, mesojeni dhe mundoheni qe te

Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja të këqija në trup dhe lëkurë. Fjetja përmbys shkakton jo vetëm dhimbje mesi por edhe rrudha në fytyrë. Kjo gjë ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke shkaktuar vijëzime të lëkurës.

Personat që flenë barkazi kanë më shumë rrudha në zonën e ballit. Ndërsa personat që flenë anash kanë rrudha të thella në atë anë të lëkurës si dhe vijëzime vertikale në mjekër dhe faqe.


Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të fjetur është në shpinë, një pozicion ky që e mbron lëkurën nga rrudhat dhe papastërtitë në kontakt me jastëkun. Megjithatë, koka duhet të jetë paksa e ngritur, sepse në të kundërt në mëngjes do të keni më shumë rrathë në sy.

Mungesa e gjumit

Nëse nuk flini gjumë 7-8 orë në ditë, atëherë pasojat do t’i vëreni menjëherë në lëkurë. Gjumi është i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit, qarkullimin e gja. kut dhe elim. inimin e rrathëve të syve.

Alk. oli

Pirja e alk. olit përpara gjumit prish ciklet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për kafenë, çajin dhe pijet e gazuara. këto produkte prishin gjumin dhe paraqitjen tuaj të jashtme.

Kremrat e lëkurës

Vendosja e kremrave mbrojtës dhe ushqyes përpara gjumit është shumë e mirë për lëkurën. Gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe ka nevojë për ushqim, ndaj mos harroni të aplikoni kremin kundër rrudhave.