Receta GATIMI / E Premte 13 Maj 2022, 13:01

Receta me e mire e japrakut: Ky eshte edhe perberesi qe do t’i jap atyre shije qe as nuk e kishit çuar ne mendje

Sot zonja Florenca Reçi do t’ju japë recetën e japrakeve me mish te grire.

Japrak me mish të grirë:

-gjethe rrushi

-300 gr mish i grirë

-2 qepë të njoma

 

-1 hudhër e njomë

-1 tufë majdanoz

-1 tufë nenexhik

-1 tufë kopër

-1 tufë labod

-150 gr oriz

-kripë, rigon, piper, vaj ulliri

Pasi kemi gatuar mishin e grirë, është skuqur në tigan, i bashkojmë orizin për të skuqur bashkë. Pasi janë skuqur disa minuta is htojmë qepën e njomë dhe hudhrën e njomë (bishtat).

Në një tas tjetër shtojmë të gjithë jëshilliqet, koprën, nenexikun, majdanozin, nenen, pazinë, lëpjetën, labodin dhe në fund rigonin. Pasi i kemi përzier me dorë i shtojmë edhe vajin e ullirit dhe i përziejm sërish.

Kësaj përzierje i shtojmë edhe përgatitjen që kemi në tigan me mish të grirë, orizin dhe qepët e hudhrat e njoma. Pasi kemi përzier gjithë përbërësit nismin nga mbështjellja.

Shtrojmë gjethen e rrushit, në mes vendosim një lugë nga përgatitja dhe më pas e mbështjellim. Vazhdohet kështu deri në përgatitjen e të gjithë masës. Nëse gjethet i keni të vogla, zonja Florenca ju këshillon të bashkoni dy bashkë dhe të vazhdoni njësoj.

Para se t’i vendosni në tenxhere shtrojeni atë me 3-4 gjethe rrushi që mos të kenë kontakt menjëherë japraku me tenxheren.

Mund të vendosni 2-3 shtresa sa te mbushet tenxherja dhe sigurohuni që mes çdo shtrese të ketë një resht me gjethe rrushi.

I hidhni ujë tenxheres sa të mbulohen japrakët, pak vaj ulliri dhe janë gati për tu zier.

Ju bëftë mirë!