Receta GATIMI / E Premte 25 Qershor 2021, 17:05

Receta e Tiramisus që do të kënaq pa masë familjen : Ja pregatitja, ideale për këtë fundjavë

Përbërësit:5 kokrra vezë, 1 filxhan çaji sheqer, 500 gramë djathë Mascarpone, 400 gramë biskota Savoiardi, 4 kafe ekspres, 2 luge gjelle pluhur kakao për zbukurim disa luleshtrydhe për zbukurim, pak kripë.

Përgatitja: Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rra him me mikser derisa të bëhen si krem.

Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rra him. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rra him fort derisa të bëhen si borë.

Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi. Në një tepsi vendosim një shtresë krem.

Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë.

Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate. Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.