Receta GATIMI / E Premte 23 Prill 2021, 11:11

Provoni një herë këtë recetë të petullave të cilat do t’iu shuajnë nepsin : Këto janë 2 perbërësit që do u japin atyre shije të

Më poshtë ju prezantojmë një recetë që të shuani nepsin për të ëmbla por edhe të bashkoheni me familjen në artin e gatimit.

Përbërësit:

4 lugë gjelle gjalpë pa kripë

3 filxhanë çaji miell për ëmbëlsira ose pak më shumë

2 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës

Një majë luge çaji sodë buke

1 lugë e gjysmë çaji kripë të trashë

Një lugë çaji arrëmyshk pluhur

Gjysmë filxhani çaji sheqer kaf

Gjysmë filxhani çaji sheqer të bardhë

Vaj për skuqje

1 vezë të madhe dhe 3 të verdha vezësh të tjera.

Treçerek filxhan çaji me krem qumështi

Për Kremin e Vaniljes

2 filxhanë çaji sheqer pluhur

1 lugë gjelle vanilje pluhur

Çerek filxhan çaji ujë të nxehtë.

 

Përgatitja:

Shkrijeni gjalpin në mikrovalë dhe lëreni mënjanë të ftohet.


Në një enë tjetër hidhni 3 filxhanë e gjysmë miell, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kripën dhe arrëmyshkun.

Rrihini fort që të përzihen mirë me njëra tjetrën.

Në enën përkatëse të mikserit elektrik hidhni gjalpin, sheqerin kaf, sheqerin e bardhë dhe vaniljen pluhur.

Përpunojini për rreth 2 minuta deri sa të merrni një masë kremoze.


Më pas uleni shpejtësinë e përpunimit dhe shtoni vezën e plotë dhe tre të verdhat.

Shtoni kremin e qumështit dhe lërini të përzihen deri sa të shkrihen me njëra tjetrën.

Më pas në misker, duhet të hidhni të gjithë përbërësit e tjerë të thatë dhe punojeni brumin me dorë deri sa të jetë gati.

Futeni në frigorifer për të paktën një orë ose gjatë gjithë natës.

Qëndrimi në frigorifer e bën brumin më të lehtë në përpunim dhe më të mbledhur.

Transferojeni brumin në banakun e larë dhe të pluhurosur me miell shtesë dhe punojeni sërish me duar.

Ndajeni brumin në copa të vogla për petulla duke krijuar një hapësirë të vogël në sipërfaqe për mbushjen me kremin dhe vaniljen.

Pasi të jetë ngrohur vaji, skuqini petullat për një minutë në secilën anë.

Më pas, në një enë tjetër shtoni vaniljen, ujin e nxehtë dhe sheqerin pluhur dhe përziejini fort.

Secilën prej petullave duhet ta ngjyeni në masën e ëmbël me vanilje dhe ta ktheni sërish në pjatancë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.