Receta GATIMI / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 20:08

Përbërësit e këtij byrekut gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj : Ja sa lehtë mund ta pregatisni

Kur koha nuk premton, ose thjesht jeni të lodhur nga dita dhe doni të bëni diçka shpejt e shpejt, një byrek me petë të gatshme është zgjidhja. Sot Ida ka vendosur ta bëjë me qumësht dhe djathë.

PËRBËRËSIT: 500 ml qumësht, 500 g petë të gatshme, 4 vezë, 200 g djathë të bardhë, 2 -3 luge ajkë, si dhe kripë.

PËRGATITJA: Në një enë të thellë rrahim fillimisht vezët. Më pas shtojmë djathin e bardhë që e kemi copëtuar më parë dhe pak kripë. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë ajkën dhe qumështin.

Pasi i kemi trazuar mirë e mirë të gjithë masën, fusim petët brenda një e nga një dhe i shtrojmë në tavën në të cilën do të bëjmë pjekjen.

Masën që mbetet ua shtojmë petëve në tavë. E pjekim në 200 gradë për rreth 40 minuta. Mbulojeni me një napë të pastër që të zbutet. Ju bëftë mirë,do t’iu luteshim te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.