Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik/ Zbulohen detajet e reja, arrestohen ish-vjehrra dhe ish-kunati i të ndjerës

Nga Class• 24 November 2026

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik/ Zbulohen detajet e

Rasti tragjik i 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila humbi jetën më 25 tetor të këtij viti në Vitomiricë të Pejës,

 tronditi opinionin publik, duke nxitur protesta dhe kërkesa për drejtësi e përgjegjësi institucionale.

Pothuajse një muaj pas ngjarjes së rëndë, hetimet për këtë rast kanë marrë një zhvillim të ri.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ish-vjehrra e së ndjerës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunati i saj,

Driton Sylaj, janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit.

Në mesin e personave të arrestuar në lidhje me këtë rast janë edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj.

Kujtojmë se pas ngjarjes tragjike u suspenduan kryeprokurorja, prokurorja e rastit dhe 11 zyrtarë policorë, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës themeloi një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar mënyrën se si institucionet përgjegjëse e kishin trajtuar rastin e Arlindës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik/ Zbulohen detajet e