Zbulohet lidhja familjare ne BBVK 5/ Me cilën ish-finaliste ka lidhje gjaku banorja e re?

Nga Class• 24 November 2026

Zbulohet lidhja familjare ne BBVK 5/ Me cilën ish-finaliste ka lidhje gjaku

Një detaj i re nga jeta personale e banorëve të Big Brother VIP Kosova

ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Zbulohet se banorja e hyrë së fundmi ne shtëpi, Valdrina, ka një lidhje të afërt familjare

me një nga personazhet më të komentuara të edicioneve të kaluara.

Valdrina dhe ish-finalistja e këtij formati, Xheneta Fetahu, janë kushërira dhe vijnë nga i njëjti vend origjine. Kjo lidhje gjaku nuk ishte bërë e ditur më parë për publikun që ndjek spektaklin.

Fillimisht, Valdrina hyri të dielën në shtëpinë e BBVK-së për të qëndruar vetëm për 24 orë me partnerin e saj, Valdetin.

Megjithatë, pasi ky i fundit i shpëtoi eliminimit gjatë mbrëmjes së Prime-it, prania e saj mori një tjetër rrjedhë.

Valdrina u bë zyrtarisht banore me të gjitha të drejtat brenda shtëpisë. Pas këtij vendimi, çifti do ta vazhdojë garën televizive si një banor i vetëm.

Shiko këtë postim në Instagram

Kujtojmë se ditë më parë, bashkëshortja e banorit shuan kureshtjen për hyrjen e saj duke deklaruar detaje rreth pranisë së mundshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.