Kledja pranon ndjenjat gjatë Prime-it në BBVK 5, përgjigjja e Bejtës le gojëhapur (Video)

Afërsia mes Kledja Muçajt dhe Bejtës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5
ka qenë një nga temat që ka ngjallur më shumë kureshtje ditët e fundit.
Dy banorët janë shfaqur gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin,
duke bërë që të lindin pikëpyetje nëse mes tyre mund të ketë më shumë se një raport shoqëror.
Gjatë Prime-it të djeshëm, produksioni solli një klip me momentet e përbashkëta të Kledjës dhe Bejtës, pas të cilit të dy u pyetën për natyrën e marrëdhënies së tyre.
E para që foli ishte Kledja, e cila pranoi se Bejta ka zgjuar disa ndjesi tek ajo, megjithëse nuk dëshiron t’i konsiderojë ende si një pëlqim të mirëfilltë.
“Mendoj që të kesh pëlqim për dikë, me kaq pak kohë, është shumë. Por kam disa ndjesi dhe disa gjëra që ndiej kur flas ose kur jemi bashkë, ndoshta mund të jenë diçka më shumë se shoqëri”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Bejta e pranoi se Kledja i duket një vajzë e bukur dhe se e vlerëson veçanërisht për qetësinë që përcjell.
Megjithatë, ai bëri të qartë se jashtë shtëpisë e pret një marrëdhënie, për të cilën ka shumë respekt, duke mos lënë hapësirë për keqkuptime rreth qëllimeve të tij.
Biseda u mbyll me një moment përqafimi mes dy banorëve, me kërkesë të opinionistes Rudina Dembacaj.
Mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi do të vijojë të njëjtën rrjedhë apo nëse deklaratat e palëve do të ndikojnë në raportin e tyre në ditët në vijim.



