Moti sjell lajmin e keq! Vjen njoftimi urgjent nga RINASI, ja çfarë do u ndodhë fluturimeve

Moti i keq ka shkaktuar probleme në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës,
ku pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative për
shkak të pamundësisë për t’u ulur në Rinas.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë
vështirësuar uljen e avionëve, ndërsa fluturimet në nisje nga aeroporti “Nënë Tereza” vijojnë normalisht.
Reshjet kanë krijuar problematika edhe në disa akse rrugore të vendit, ku janë raportuar rënie gurësh dhe inertesh. Ndër segmentet e prekura janë Bogë–Theth, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec dhe Rrëshen–Shpal–Qafë Bene. Megjithatë, qarkullimi në të gjitha akset nacionale vijon normalisht.
Probleme janë regjistruar edhe në furnizimin me energji elektrike, ku 52 fidera rezultojnë jashtë funksionit, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit. Grupet e punës ndodhen në terren për riparimin e defekteve.
Ndërkohë, në Portin e Durrësit, tragetet kanë mbërritur në orar dhe përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht, ndërsa reshjet kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.
Ministria bën të ditur se sistemi i transmetimit të energjisë dhe furnizimi me ujë të pijshëm paraqiten përgjithësisht pa probleme, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë punën për normalizimin e situatës në zonat e prekura.
Më të Lexuarat

LAJME
Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, detaji me makinën e “dasmës” zbardh me me shpejtësi ngjarjen

LAJME
“Po të kthehesha mbrapsht…”/ Doktoresha shqiptare thyen heshtjen për jetën personale, ja çfarë i ka munguar

LAJME
Bashkëpunim me ikonën shqiptare? Brikena Selmani habit me postimin e fundit (FOTO)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Moti sjell lajmin e keq! Vjen njoftimi urgjent nga RINASI, ja çfarë do u ndodhë fluturimeve
Moti i keq ka shkaktuar probleme në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku pesë avionë janë dety...

LAJME
Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, detaji me makinën e “dasmës” zbardh me me shpejtësi ngjarjen

LAJME
“Po të kthehesha mbrapsht…”/ Doktoresha shqiptare thyen heshtjen për jetën personale, ja çfarë i ka munguar

LAJME