Mos e pranoni KURRË këtë dhuratë, ju sjell ters me lekët: Habit spiritualistja

Një portofol i marrë dhuratë mund të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj financiare?
Të paktën kështu beson spiritualistja Neri Behringer, e cila gjatë një interviste
në emisionin “Zgjohu me MCN” ka shpjeguar pse preferon që disa sende personale t’i blejë vetë.
Sipas saj, kur dikush ju dhuron një portofol, nuk ka rëndësi gjendja financiare e personit,
por qëllimi me të cilin e bën dhuratën.
“Për sa i përket portofolit, nuk ka rëndësi personi që ta dhuron dhe se sa lekë ka, por ajo që ka rëndësi te personi që ta dhuron është me çfarë qëllimi po ta dhuron. Sepse ti nuk mund të jesh e sigurt çfarë qëllimi mund t’i ketë dhënë ai atij portofoli”, është shprehur Behringer.
Për këtë arsye, spiritualistja ka treguar se preferon t’i zgjedhë dhe t’i blejë vetë sendet që lidhen me paratë apo mirëqenien e saj personale.
“Për shembull, unë preferoj gjithmonë që gjërat e mia, sidomos për sa i përket pjesës së parave apo të gjendjes sime emocionale, unë i blej dhe ia dhuroj vetes”, ka shpjeguar ajo.
Gjatë intervistës, Behringer është pyetur edhe për besimin e spiritualistëve te bollëku dhe nëse objekte të caktuara mund të ndikojnë në tërheqjen e tij.
Ajo ka thënë se, sipas bindjeve të saj, nuk është e nevojshme të zotërosh sende të shtrenjta, pasi edhe një monedhë me vlerë të vogël apo një gur mund të kenë rëndësi nëse personi u jep një kuptim të veçantë.
“Unë besoj në fakt edhe nëse e ke një gur, një cent, nuk ka rëndësi, nëse ti e ngarkon me energjinë tënde, unë jam e sigurt se ai do të të shërbejë, qoftë një gur, qoftë një kristal, qoftë një cent apo diçka që ti ia jep vetes tënde”, është shprehur ajo.
Deklaratat e Behringer lidhen me besimet spirituale për energjinë e objekteve personale dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.



