E rende ne Tirane, ka humbje jete

Nga Class• 29 October 2026

E rende ne Tirane, ka humbje jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë,

ku një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Sipas raportimeve të News24, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative

të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Gjatë qëndrimit në spital, ai është hedhur nga kati i tretë i godinës dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit. Deri më tani nuk kemi një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.