As banorët nuk e prisnin! Zbulohet arsyeja që fshihet pas nisjes së papritur të BBVK 5

Nga Class• 29 October 2026

As banorët nuk e prisnin! Zbulohet arsyeja që fshihet pas nisjes

Nisja e papritur e “Big Brother VIP Kosova 5”, plot 24 orë përpara premierës zyrtare,

 ka ngritur pikëpyetje te publiku për vendimin e produksionit që të fuste në shtëpi vetëm tre banorë.

Mbrëmjen e sotme, më 29 tetor, tre konkurrentët e parë nisën eksperiencën e tyre

në shtëpinë më të famshme në Kosovë, mes tyre ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Antoneta Koçi, dhe reperi Nichi.

Por vetëm pak minuta pas hyrjes së tyre, Vëllai i Madh është lidhur drejtpërdrejt me shtëpinë për t’u zbuluar arsyen e këtij vendimi, për të cilin as vetë banorët nuk ishin në dijeni.

Fillimisht, ai i falënderoi për pjesëmarrjen në edicionin e pestë, ndërsa më pas u tregoi se përzgjedhja e tyre për të hyrë të parët nuk kishte qenë e rastësishme.

Sipas Vëllait të Madh, disa ditë më parë, konkurrentëve u ishin drejtuar disa pyetje përmes WhatsApp-it, si pjesë e komunikimeve përpara nisjes së spektaklit.

Nga përgjigjet e marra, produksioni kishte veçuar tre personat që, sipas tij, kishin treguar më shumë guxim. Pikërisht ata ishin përzgjedhur për të nisur garën një ditë përpara të tjerëve.

Kështu, tre banorët kanë marrë mundësinë të jenë të parët që hyjnë në shtëpinë e këtij edicioni, duke pasur më shumë kohë për t’u njohur me ambientet dhe me njëri-tjetrin.

Me këtë vendim, produksioni ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të nisur edicionin e pestë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse hyrja e parakohshme do t’u sjellë tre banorëve ndonjë avantazh tjetër gjatë lojës.