Hyri në BBVK5 dhe u komentua për pamjen, zbulohet historia e trishtë e banores

Nga Class• 29 October 2026

Hyri në BBVK5 dhe u komentua për pamjen, zbulohet historia e

Arlinda Morina është një nga tre banoret e para që kanë hyrë

mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,

plot 24 orë përpara premierës zyrtare të spektaklit.

43-vjeçarja, me profesion regjisore, ka tërhequr vëmendjen që në

 momentet e para të hyrjes, ndërsa pamja dhe stili i saj janë bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Por një detaj në profilin e saj personal në Instagram tregon edhe një pjesë të historisë së Arlindës që publiku ende nuk e njeh.

Në përshkrimin e profilit, ajo ka vendosur shprehjen “Cancer survivor”, që në shqip do të thotë “E mbijetuar nga kanceri”, të shoqëruar me dy fjongo të verdha.

Hyri në BBVK5 dhe u komentua për pamjen, zbulohet historia e

Arlinda është prezantuar zyrtarisht nga produksioni si regjisore 43-vjeçare dhe është bërë pjesë e grupit të parë të konkurrentëve që kanë nisur garën një ditë përpara të tjerëve.

Ndërkohë, premiera zyrtare e “Big Brother VIP Kosova 5” do të zhvillohet nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, kur pritet të prezantohen edhe banorët e tjerë të këtij edicioni.