U transferua në burgun e Fierit/ LAJM I FUNDIT
Nga Class•
29 October 2026

Një ditë më parë Erion Veliaj u transferua nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit,
me kryebashkiakun e Tiranës që është ankuar për trajtimin dhe mosnjoftimin
paraprak për një vendim të tillë.
Ndërkohë që mësohet se Veliaj ka refuzuar ushqimin nga institucioni i Burgut të Fierit,
kjo në shenjë revolte dhe proteste për transferimin e padokumentuar.
Këtë paradite Veliaj është vizituar në qeli nga e ëma, e cila me vete mbante një qese me ushqime.
Veç të ëmës, Veliaj është vizituar sot edhe nga bashkëshortja e cila në krah mbante fëmijën e vogël.



