Japonia mbajti hapur nje stacion treni tre vjet vetëm për një vajz që të shkojë në shkollë, duke e mbyllur vetëm pas diplomimit të saj

Nga Class• 29 October 2026

Japonia mbajti hapur nje stacion treni tre vjet vetëm për një

Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni,

qëndroi hapur për tre vjet për një arsye të vetme.

Një nxënëseje të shkollës së mesme i duhej për të shkuar në mësim.

Stacioni Kami Shirataki pothuajse nuk kishte më udhëtarë të tjerë,

por operatori hekurudhor vendosi ta mbante linjën në funksion deri në diplomimin e vajzës, në vend që ta mbyllte.

 Treni ndalonte vetëm dy herë në ditë: një herë në mëngjes për ta marrë dhe një herë pasdite për ta kthyer në shtëpi.

Kur ajo përfundoi shkollën në mars 2016, stacioni u mbyll përfundimisht. Për tre vjet, një shërbim i tërë hekurudhor funksionoi për një udhëtare të vetme.