Misteri i takimit të Braçes me Ramën në mesnatë! Cila ishte "llokma" e madhe që i ofroi kryeministri për ti ndërruar mendjen

Nga Class• 9 October 2026

Misteri i takimit të Braçes me Ramën në mesnatë! Cila

“Jo, kam zgjedhur ekzaktësisht qytetarët”.

Kjo ishte përgjigjja e Erion Braçes pas mesnatës,

teksa po dilte nga Kuvendi, ku sapo kishte votuar pro Reformës Territoriale,

ndonëse për ditë me radhë kishte kundërshtuar hartën e re administrative.

Vota e deputetit socialist erdhi si një surprizë, duke ngritur pikëpyetje për arsyet që e çuan të ndryshonte qëndrim në momentin e fundit. Braçe tha se do ta shpjegonte vendimin e tij, ndërsa deklarata se kishte zgjedhur qytetarët la hapësirë për interpretime.

Rreth gjysmë ore para votimit, u raportua se kryeministri Edi Rama kishte thirrur Braçen në një nga zyrat e Kuvendit. Çfarë u diskutua mes tyre dhe a pati ndonjë marrëveshje? Për momentin, nuk ka një konfirmim publik për përmbajtjen e bisedës.

Por kjo lëvizje vjen në një kohë kur Braçe prej kohësh ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, një synim që Rama nuk e ka konfirmuar publikisht si pjesë të planeve të tij politike.

A mund të jetë diskutuar edhe e ardhmja politike e Braçes dhe gara e ardhshme për kryeqytetin? Për momentin, kjo mbetet një hipotezë. Megjithatë, takimi pak para votimit dhe ndryshimi i papritur i qëndrimit e bëjnë të pashmangshme pyetjen: kur Braçe tha se kishte zgjedhur qytetarët, çfarë kishte parasysh?

©Newsbomb.al