Kryeministri Rama jep lajmin FANATASTIK: Nis numërimi mbrapsht, Shqipëria…

Nga Class• 9 October 2026

Kryeministri Rama jep lajmin FANATASTIK: Nis numërimi mbrapsht,

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimin e fundit në procesin e integrimit,

duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm drejt objektivit historik të vendit.

Në mesazhin e tij, Rama thekson gjithashtu se është dhënë drita jeshile nga Bashkimi Europian edhe për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me politikat për sipërmarrjen dhe industrinë.

Sipas kryeministrit, ky zhvillim krijon më shumë mundësi për investime, inovacion, rritje të konkurrueshmërisë dhe punësim.

“Shqipëria mbyll kapitullin e parë, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.