Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend

Disa orë pasi socialistët miratuan Reformën Territoriale për shkrirjen e 15 bashkive të vendit,
kryeparlamentari Niko Peleshi komentoi nga Korça zhvillimet e fundit.
Ai tha se bashkimi i Maliqit me Korçën do ta bëjë këtë të fundit bashkinë më të madhe në vend
për nga sipërfaqja, me 1462 km² dhe rreth 100 mijë banorë.
Pavarësisht protestave të banorëve, Peleshi e cilësoi Reformën si zhvillim pozitiv ndërsa tha se duhet të “përkëdhelen” edhe banorët e Maliqit që e shohin me skepticizëm shkrirjen e bashkisë së tyre.
“Sipas hartës së re bashkia e Korçës bëhet bashkia më e madhe në Shqipëri për nga sipërfaqja, një sipërfaqe 1462 km2, pra siç e dini Korça dhe Maliqi dy bashkitë bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe, jo vetëm më e madhja por e shkëputur me 200 km2 më shumë nga bashkia pasuese që është Elbasani. Sipërfaqja e madhe nuk është për shkak të numrit të madh të popullsisë, popullsia është rreth 100 mijë banorë tani e bashkisë së re, por për shkak të fushës së madhe të Korçës dhe të Maliqit që tani janë një fushë, e quani fusha e Maliqit më mirë që të përkëdhelim pak edhe ata që ende e shikojnë me skepticizëm reformën. Unë jam i bindur që është një gjë shumë e mirë. Në fushën e bujqësisë bashkohen në një dhe kanë nën administrim në kuptimin gjeografik pothuajsë të gjithë fushën e madhe të Maliqit që është fusha e dytë më e madhe në Shqipëri“- tha Peleshi.
Më të Lexuarat

LAJME
Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

LAJME
Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

LAJME
Vrasja e dyfishtë, i dyshuari Valon Ramushi është biznesmen i njohur. Dyshohet se nuk pranoi ndarjen
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend
Disa orë pasi socialistët miratuan Reformën Territoriale për shkrirjen e 15 bashkive të vendit, kryeparlamentari Niko Peleshi ko...

LAJME
Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

LAJME
Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

LAJME