“Më dhemb shpirti…”/Pas ndarjes nga Mateo, Brikena merr një vendim të vështirë dhe ...!

Një kërkesë e papritur ka ardhur nga Brikena Selmani, e cila përmes një mesazhi drejtuar
grupit të fansave në Instagram ka bërë të ditur se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën.
Ish-banorja ka kontaktuar vajzat që ia kishin dhuruar qenushen, duke i pyetur nëse do të dëshironin
ta merrnin sërish ose nëse njihnin dikë që mund t’i ofronte një shtëpi dhe kujdesin e nevojshëm.
Arsyen e këtij vendimi Brikena e ka lidhur me angazhimet e shumta profesionale dhe udhëtimet e shpeshta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Ajo ka shpjeguar se, pas ndryshimeve në jetën e saj personale dhe duke qenë se nuk e ka familjen pranë, po e ka gjithnjë e më të vështirë të kujdeset për Divën ashtu siç do të dëshironte.
“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, Brikena ka theksuar se nuk dëshiron ta braktisë përgjegjësinë ndaj qenushes. Ajo është shprehur e gatshme të kontribuojë edhe financiarisht për personin që do të marrë përsipër kujdesin e saj. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, ka përfunduar ajo mesazhin.
Diva u bë pjesë e jetës së Brikenës në fund të shtatorit, kur ajo ndau për herë të parë një fotografi të qenushes në krahët e Mateo Borrit, duke zbuluar gjithashtu se emrin ia kishte vendosur ai.
Më të Lexuarat

LAJME
“Një sekret del në dritë”, astrologia bën parashikimin e Horoskopit për javë e ardhshme: Hëna e Plotë sjell lajmin e shumëpritur për këtë shenjë

LAJME
Aksident i rëndë në vend, përplaset për vdekje burri që po udhëtonte me biçikletë (EMRI)

LAJME
Plas grushti për “Black Friday”, blerësit përleshen për të siguruar televizorë dhe telefona me ulje
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E pyetur për lidhjen e saj prej vitesh, Anxhela Peristeri zbulon pse e mban partnerin sekret
“Po jam”, u përgjigj Anxhela Peristeri kur u pyet nëse është e dashuruar. E ftuar në “Uëtëfë Show&rdq...

LAJME
“Një sekret del në dritë”, astrologia bën parashikimin e Horoskopit për javë e ardhshme: Hëna e Plotë sjell lajmin e shumëpritur për këtë shenjë

LAJME
Aksident i rëndë në vend, përplaset për vdekje burri që po udhëtonte me biçikletë (EMRI)

LAJME